Bukuroshja kroate i “shkel syrin” FIFA-s për Botërorin e ardhshëm

Gjatë një interviste për portalin amerikan “TMZ”, bukuroshja kroate Ivana Knoll, sqaroi synimin e saj për të mos qenë një meteore e thjeshtë në botën e futbollit, duke nxjerrë në pah idetë e saj shumë të qarta.

 

“Do të doja të bëhesha ambasadore e FIFA-s për Botërorin e ardhshëm, ose për një kombëtare të madhe. Zakonisht nuk pranoj gjithçka që më ofrohet, sepse më pëlqen të punoj vetëm me njerëz të nivelit të lartë. Dua të përfaqësoj diçka që më pëlqen, jo vetëm atë për të cilën paguhem”.

 

Ndër historitë e ndryshme te Kupës së Botës që u luajt në Katar, një vend te caktuar e ka zënë “sfilata” e Ivana Knoll, modelja dhe influencuesja 30-vjeçare, ish-Miss Kroacia, e cila para fillimit të turneut kishte idenë t’i kushtonte një muaj jete ekspozitës masive të saj në Katar për përdorim të fotografëve dhe kameramanëve.

LEXO EDHE:

Back to top button