SHBA, falje e kredive për miliona studentë

SHBA, falje e kredive për miliona studentë

Presidenti i SHBA-së Xho Bajden paralajmëroi se qeveria e Shteteve të Bashkuara do të falë nga 10.000 dollarë hua për miliona ish-studentë universitarë, duke mbajtur një premtim që bëri në fushatën për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020. Gjithashtu Bajden tha se huamarrësit me të ardhura të ulëta që shkuan në kolegj me grantet ‘Pell’ do të përfitojnë deri në 20.000 dollarë falje të kredisë studentore. Ky lehtësim i borxhit do t’u japë dhjetëra miliona huamarrësve pak frymëmarrje në një kohë kur kostoja e jetesës është rritur ndjeshëm në Shtetet e Bashkuara. Kjo lëvizje mund të rrisë mbështetjen për demokratët e partisë së tij në zgjedhjet e Kongresit të nëntorit, por disa ekonomistë thonë se mund të nxisë inflacionin dhe disa republikanë në Kongres ngritën pikëpyetje nëse presidenti kishte autoritetin ligjor për të anuluar borxhin. Kjo masë është “për familjet që kanë më shumë nevojë për to – punëtorët dhe njerëzit e klasës së mesme që u goditën veçanërisht rëndë gjatë pandemisë,” tha Biden në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë. Ai u zotua se asnjë familje me të ardhura të larta nuk do të përfitonte, duke iu përgjigjur kështu njërës prej kritikave kryesore ndaj planit./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button