SHBA: Fitore të jashtëzakonshme për Ukrainën tërheqjen e forcave ruse nga Hersoni

SHBA: Fitore të jashtëzakonshme për Ukrainën tërheqjen e forcave ruse nga Hersoni

SHBA-të e kanë quajtur fitore të jashtëzakonshme për Ukrainën tërheqjen e forcave ruse nga Hersoni.

“Duket sikur ukrainasit sapo kanë shënuar një fitore të jashtëzakonshme në një prej kryeqyteteve rajonale që Rusia kishte marrë nën kontroll, e që tani është nën kontrollin ukrainas. Kjo është një gjë e jashtëzakonshme”, ka deklaruar këshilltari për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan.

Ai i bëri këto deklarata disa orë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Hersoni është “i yni”, pasi forcat speciale ukrainase hynë në qytetin strategjik që gjendet në jug të Ukrainës. Rusët u tërhoqën nga Hersoni, duke bërë që Kievi të shënojë një fitore të rëndësishme në fushëbetejë, teksa forcat ukrainase po vazhdojnë të rimarrin territorin qëkur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar në fund të shkurtit.

Video të postuara në rrjetet sociale shfaqën qytetarë me flamuj kombëtarë të Ukrainës duke mirëpritur arritën e trupave ukrainase në qytet.

LEXO EDHE:

Back to top button