SHBA-ja aprovon shitjen e armëve në vlerë prej 3 miliardë dollarë për Izraelin
SHBA-ja aprovon shitjen e armëve në vlerë prej 3 miliardë dollarë për Izraelin

Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka aprovuar shitjen e armëve në vlerën afër 3 miliardë dollarësh për Izraelin, duke anashkaluar rishikimin e zakonshëm që bëhet nga Kongresi për të furnizuar Izraelin me bomba 900 kilogramëshe që i ka përdorur gjatë luftës kundër Hamasit në Gazë.
Në njoftimet e dërguara në Kongres të premten, Departamenti i Shtetit ka njoftuar se ka aprovuar shitje të më shumë se 35,500 bombave MK 84 dhe BLU-117 dhe 4,000 raketa Predator me vlerë 2.04 miliardë dollarë, ka raportuar agjencia e lajmeve “AP”.
“Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka vlerësuar dhe ka ofruar justifikim të detajuar se ekziston një urgjencë që kërkon shitjen e menjëhershme për Qeverinë e Izraelit të artikujve të përmendur më lartë dhe shërbimeve të mbrojtjes në interesat e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, dhe nga kjo duke anashkaluar rishikimin e kërkuar të Kongresit”, ka deklaruar Departamenti.
Dërgimi i armëve do të filloj vitin e ardhshëm.
Si shtesë, Rubio ka aprovuar shitjen urgjente të buldozerëve D9R dhe D9T Caterpillar me vlerë 295 milionë dollarë.