SHBA kritika Bjellorusisë: Po ndihmon Putin të vrasë civilë

SHBA kritika Bjellorusisë: Po ndihmon Putin të vrasë civilë

“Regjimi i Lukashenkos vazhdon të lejojë Rusinë të përdorë territorin dhe hapësirën ajrore të Bjellorusisë për të sulmuar Ukrainën dhe për të vrarë civilë”.

Ky ishte reagimi i Departamentit Amerikan të Shtetit, cili nënvizon se SHBA dënon këto akte të Minskut që lejon Rusinë të kryejë mizori në Ukrainë.

DASH deklaron se do të vazhdojë t’i kërkojë regjimit të Lukashenkos të japë llogari për veprimet e tij.

Bjellorusia është një ndër vendet e vetme fqinje që mbështet Rusinë në ofensivën e saj në Ukrainë. Në ditën e nisjes së sulmit më 24 shkurt, një pjesë e mirë e trupave ruse hynë pikërisht nga territori bjellorus.

Së fundmi, presidenti Putin i ka premtuar homologut Lukashenko se do ta mbështesë me sistemin raketor Iskander, një prej armëve më të fuqishme të Rusisë.

LEXO EDHE:

Back to top button