SHBA kryen një valë të re sulmesh ndaj Iranit
Ushtria amerikane tha se ka kryer një valë të re sulmesh ndaj Iranit, me synimin për t’ia dobësuar më tej aftësitë për të sulmuar anijet në Ngushticën e Hormuzit. Sulmet, erdhën pasi presidenti amerikan, Donald Tramp, u zotua se do ta ndëshkojë Iranin për vrasjen e ushtarëve amerikanë. Në përgjigje të sulmeve të fundit, Irani goditi dy cisterna nafte në Ngushticën e Hormuzit, si dhe objekte ushtarake amerikane në Bahrejn dhe Kuvajt. Presidenti iranian, tha se vendi i tij tashmë po zhvillon një “luftë të plotë” me Shtetet e Bashkuara. Teherani konfirmoi po ashtu se, pavarësisht dështimit të armëpushimit, mes palëve vazhdon shkëmbimi i mesazheve diplomatike, përmes ndërmjetësve./Alsat.mk.








