Pas vapës së ditës, pasditja pritet me mot të paqëndrueshëm
Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftojnë se për sot pritet mot me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes do të ketë paqëndrueshmëri lokale me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima, erë të përforcuar dhe kushte për stuhi të izoluara me mundësi breshëri. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në disa vende herë pas here e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor.
Temperatura pritet të lëvizë nga 12 deri në 37 gradë Celsius.
Edhe në Shkup parashikohet mot me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Pasdite, në disa pjesë të luginës së Shkupit pritet paqëndrueshmëri me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura pritet të jetë nga 16 deri në 35 gradë Celsius.
Sipas sinoptikanëve, deri të premten, nën ndikimin e një serie masash ajrore të lagështa dhe të paqëndrueshme, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe vende-vende i paqëndrueshëm, me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Lokalisht, këto procese do të marrin formën e stuhive afatshkurtra, të shoqëruara me erë të fortë dhe breshër të izoluar. Të premten priten reshje më të dendura shiu. Për shkak të depërtimit të një mase më të ftohtë ajrore nga veriu, temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme.








