SHBA një ndihmë financiare prej 580 milionë dollarësh për të luftuar pandeminë

Qeveria amerikane ka ofruar një ndihmë financiare shtesë prej 580 milionë dollarësh për grupet e ndihmave globale, duke përfshirë disa agjenci të Kombeve të Bashkuara, për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Rreth 280 milionë dollarë do të shkojnë për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, 170 milionë për bamirësinë e fëmijëve UNICEF dhe 55 milionë dollarë për agjencitë më të vogla të OKB-së, deklaroi sot Departamenti Amerikan i Shtetit-DASH.

“Me shfaqjen e variantit Omicron dhe sfidat e vazhdueshme si aksesi i barabartë në kujdesin për shpëtimin e jetës dhe vaksinimin, bota është në një pikë kritike në përgjigjen tonë globale ndaj këtij virusi”, tha sekretari i Shtetit Antony Blinken në një deklaratë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar të nxisin aksionin kolektiv global me shembullin dhe udhëheqjen tonë, dhe është kritike që qeveritë e tjera të përmbushin angazhimet e tyre dhe të mbështesin ata që janë në vijën e parë të kësaj pandemie. SHBA-ja ka dhuruar tashmë 330 milionë doza të vaksinës”, tha ai.

Në total, qeveria amerikane ka kontribuar me rreth 19.6 miliardë dollarë në luftën globale kundër pandemisë përmes programeve dhe organizatave të ndryshme.

LEXO EDHE:

Back to top button