SHBA, nxënësi u pranua në mbi 185 kolegje

SHBA, nxënësi u pranua në mbi 185 kolegje

Dennis Barnes, maturanti i shkollës së mesme të New Orleans, i cili u pranua në mbi 185 kolegje dhe mori më shumë se 10 milionë dollarë në oferta bursash, njoftoi se zgjodhi të ndjekë Universitetin Cornell në vjeshtë. Nxënësi, i cili po diplomohet dy vjet më herët, tha muajin e kaluar se donte të ndiqte shkenca kompjuterike dhe më pas të shkonte në shkollën juridike. Ai filloi të aplikonte në shkolla në gusht 2022 dhe tha se fillimisht nuk kishte ndërmend të vendoste ndonjë rekord. Barnes tha se që në moshë të re e ka ditur gjithmonë atë që donte të bënte. Ai tha se donte të ndiqte një shkollë që “do t’i krijonte sukses dhe t’i jepte një arsim cilësor”.

 

LEXO EDHE:

Back to top button