Turqi, fushatë e ashpër për zgjedhjet presidenciale

Turqi, fushatë e ashpër për zgjedhjet presidenciale

Një javë para zgjedhjeve më të rëndësishme në dekadat e fundit në Turqi, një bllok opozitar prej gjashtë partive, është paraqitur para mijëra mbështetësve, në një marsh të mbajtur në Stamboll. Kandidati i opozitës ka thënë se një qeveri demokratike në Turqi, do të ishte “dhuratë për botën e politikës”. Ai është zotuar për të rikthyer sundimin e rendit dhe ligjit. Sondazhet tregojnë se ai gëzon më shumë mbështetje, sesa presidenti aktual, Rexhep Taip Erdoan. Marshet në Stamboll, tradicionalisht konsiderohen të rëndësishme në fushatat zgjedhore. Sot edhe Erdogani ishte pjesë e një marshi me mbështetësit e tij, në të njëjtin qytet. Erdogan është duke u përballur me testin më të vështirë zgjedhor në 20 vjetët e fundit, për shkak të krizës ekonomike, si dhe tërmeteve shkatërruese në fund të muajit shkurt, në lindje të shtetit. Fushata zgjedhore ka qenë mjaft e ashpër para zgjedhjeve, pasi Erdogan e ka akuzuar opozitën për tradhti dhe mbështetje të terrorizmit. Opozita, në anën tjetër, ka pretenduar se kampi i Erdoganit është duke planifikuar luftë kibernetike për ta diskredituar kandidatin e opozitës , duke përdorur fotografi dhe video të rreme. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button