SHBA-të tërheqin stafin nga konsullata në Turqi
Ambasada e SHBA-së në Ankara u ka kërkuar qytetarëve amerikanë të mos udhëtojnë në Turqinë juglindore, dhe ata që ndodhen atje të largohen menjëherë nga zona, për shkak të rrezikut të sulmeve terroriste.
“Mos udhëtoni në Turqinë Juglindore për shkak të rrezikut të terrorizmit dhe konfliktit të armatosur. Ekziston një rrezik në rritje i ndjenjave anti-perëndimore, veçanërisht anti-amerikane ose anti-izraelite”, tha ambasada në një deklaratë.
Deklarata paralajmëron se ekziston një kërcënim i vazhdueshëm për sulme nga grupet terroriste, raporton AFP dhe raportet e medias.
Ambasada njoftoi se Departamenti i Shtetit u ka urdhëruar punonjësve amerikanë dhe anëtarëve të familjeve të tyre të largohen nga Konsullata e Përgjithshme në Adana për shkak të rreziqeve të sigurisë.








