Shefi i inteligjencës izraelite jep dorëheqjen për dështimet rreth sulmit të 7 tetorit

Shefi i inteligjencës izraelite jep dorëheqjen për dështimet rreth sulmit të 7 tetorit

Kreu i inteligjencës ushtarake izraelite ka dhënë dorëheqjen për dështimet rreth sulmit të 7 tetorit.

Aharon Haliva është figura e parë e lartë që jep dorëheqjen pas sulmit të Hamasit, shkruajnë mediat e huaja.

Ai kishte thënë në tetor se mbante mbi supe fajin për dështimin për të parandaluar sulmin, i cili depërtoi në mbrojtjen e lavdëruar të Izraelit.

Ushtria izraelite tha në një deklaratë se shefi i shtabit ushtarak pranoi dorëheqjen e zotit Haliva dhe e falënderoi atë për shërbimin e tij.

Në letrën e tij të dorëheqjes, Haliva reflektoi për shërbimin e tij 38-vjeçar, duke thënë: “Gjatë karrierës sime, kam qenë i vetëdijshëm për përgjegjësitë e pafundme që vijnë me udhëheqjen – përgjegjësitë ndaj misionit, njerëzve tanë, si dhe ndaj sukseseve tona dhe dështimet”.

Haliva i përshkroi ngjarjet e 7 tetorit si një “sulm të befasishëm vrasës” që nënvizoi një gabim kritik në inteligjencën nën udhëheqjen e tij.

Ai ishte ndër të parët që mori përgjegjësinë për dështimin e inteligjencës.

LEXO EDHE:

Back to top button