Shefi i grupit mercenar Wagner ka refuzuar të nënshkruajë kontrata me ministrinë ruse të mbrojtjes pasi Vladimir Putin tha se kjo ishte e nevojshme.
Ndërsa ai shpesh bën kritika të ashpra ndaj drejtuesve të lartë ushtarakë rusë, Yevgeny Prigozhin deri më tani ka qenë i kujdesshëm që të mos sfidojë presidentin rus.
Por, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, sot ai tha: “Asnjë nga luftëtarët e Wagner nuk është gati të shkojë përsëri në rrugën e turpit. Prandaj ata nuk do të nënshkruajnë kontratat”.
Ai ka shtuar se mendonte se do të gjendej një “zgjidhje kompromisi” midis Putinit dhe parlamentit për t’u mundësuar luftëtarëve të Wagner-it të merrnin garanci sociale dhe status të certifikuar si luftëtarë.








