Shefi i Wagner fajëson liderët rusë për mijëra viktima në grupin mercenar

Shefi i Wagner fajëson liderët rusë për mijëra viktima në grupin mercenar

Kreu i kompanisë private ushtarake Wagner akuzoi ministrin rus të mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefin e forcave të armatosura gjeneral Valery Gerasimov për “dhjetëra mijëra” luftëtarë të vrarë dhe të plagosur, duke vazhduar fushatën e tij kritike kundër udhëheqjes ushtarake ruse .

“Të vdekurit dhe të plagosurit – dhe këta janë dhjetëra mijëra burra – qëndrojnë në ndërgjegjen e atyre që nuk na dhanë municione”, tha shefi i ëagner, Yevgeny Prigozhin në një deklaratë video të publikuar të premten në Telegram, duke iu referuar të dy zyrtarëve me emër.

“Për dhjetëra mijëra të vrarë dhe të plagosur, ata do të mbajnë përgjegjësi para nënave dhe fëmijëve të tyre dhe unë do të sigurohem për këtë”, shtoi ai. Më herët të premten, Prigozhin njoftoi se Grupi Wagner po largohet nga qyteti i rrethuar lindor i Ukrainës, Bakhmut, më 10 maj, duke përmendur mungesën e furnizimeve me municion për të cilin Prigozhin fajëson komandën ushtarake të Rusisë.

LEXO EDHE:

Back to top button