Shëndeti mendor i fëmijëve në alarm: 284 të mitur kërkuan ndihmë në 2025

Gazetar: Avni Tahiri

Në telefonin për fëmijë të “Alo Bushavko”, në vitin 2025, ndihmë kanë kërkuar 284 të mitur. Ndihma më së shumti është kërkuar për çështje që lidhen me shëndetin mendor dhe atë 83 raste. Nga ky numër, 19 fëmijë kanë kërkuar ndihmë për shkak të mendimeve vetëvrasëse dhe tentimeve për vetëvrasje. Këtë e treguan sot të dhënat e prezantuara nga ekipi i ALO Bushavko pranë Ambasadës së Parë të Fëmijëve në Botë Megjashi.

Në vitin 2025, gjithashtu është regjistruar rritje e numrit të fëmijëve dhe të rinjve që kërkojnë ndihmë për shkak të krizave emocionale dhe problemeve me disponimin.

Sipas psikologes, Jordanka Trajkovska, këto shifra janë të paraqitura që lidhen me shëndetin mendor janë shqetësuese, ndërsa shtoi se institucionet duhet të fillojnë ta trajtojnë dhunën digjitale njësoj si dhunën fizike.

“Shëndeti mendor dhe siguria digjitale e fëmijëve nuk janë zgjedhje, ato janë obligim i çdo shoqërie të përgjegjshme. Çdo sinjal i neglizhuar nga një fëmijë mund të shndërrohet në një krizë të heshtur, prandaj detyra jonë nuk është vetëm të reagojmë, por të dëgjojmë me kohë. Fëmijët tashmë po na flasin, pyetja është nëse do t’i dëgjojmë para se heshtja e tyre të bëhet e rrezikshme” – tha Jordanka Trajkovska, Psikologe.

Nga gjithsej 278 fëmijë dhe të rinj që iu drejtuan linjës së fëmijëve “Alo Bushavko”, më të prekur kanë qenë fëmijët e moshës 10 deri në 12 vjeç, ndërsa sipas raportit të vitit 2025, është shënuar edhe rritje e thirrjeve për sfida psikologjike tek djemtë e moshës 7 deri në 15 vjeç.

Nga Organizata për të drejtat e fëmijëve Megjashi, thonë se SOS linja për fëmijë dhe të rinj e ALO Bushavkos, vazhdon që të jetë e qasshme 24 orë edhe këtë vit. ku të rinjtë dhe të miturit raportojnë shqetësimet e tyre në numrin 070 390 632./Alsat.mk.

 

LEXO EDHE:

Back to top button