Shenjat që tregojnë se imuniteti juaj është dobësuar

Shenjat që tregojnë se imuniteti juaj është dobësuar

Imuniteti është shumë i rëndësishëm për shëndetin dhe gjatë pandemisë shumë më tepër njerëz i kushtojnë vëmendje funksionalitetit të këtij sistemi, i cili mbron trupin. Ekspertët në këtë fushë pajtohen se ka disa sinjale me anë të të cilave mund të dallohet se imuniteti është dobësuar.

Çarje në cep të buzëve

Nëse në cep të buzëve shfaqen të çara të vogla që nuk duken si plagë të rënda, mund të jetë shenjë se imuniteti juaj është dobësuar për shkak të mungesës së vitaminave dhe mineraleve.

Simptoma të vazhdueshme të ftohjes

Ndiheni të lodhur, kolliteni pak dhe rrjedh hundët? Nëse nuk jeni të sëmurë, imuniteti ju bën të kuptoni se funksioni i tij është dobësuar. Ushqimi i përmirësuar është zgjidhja më e mirë për forcimin e imunitetit në këtë rast, shkruan “Ekapia”.


Foto: Pixabay

Shërimi i ngadalshëm i plagëve

Nëse lëndimet dhe gërvishtjet tuaja të vogla shërohen më ngadalë se zakonisht, kjo mund të jetë një shenjë e imunitetit të dobësuar. Shumë vitamina, si vitamina C, ndihmojnë lëkurën të shërohet më shpejt.

Gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve

Problemet me dhëmbët janë një sfidë e madhe për sistemin imunitar, kështu që nëse mishrat e dhëmbëve ju rrjedhin gjak, vizitoni një dentist dhe përmirësoni higjienën orale.


Foto: Pixabay

Jeni vazhdimisht të lodhur

Stresi që përjetojmë në punë dhe në jetën private mund të ndikojë negativisht në imunitetin sepse na rrëmben energjitë. Mundohuni të reduktoni stresin, të pushoni më shumë dhe të rrisni aktivitetin fizik.

LEXO EDHE:

Back to top button