Sheqerinska i tregon Kovaçevskit se kush mund të jetë pasardhësi i saj

Sheqerinska i tregon Kovaçevskit se kush mund të jetë pasardhësi i saj

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska i ka sugjeruar mandatarit Dimitar Kovaçevskit se çfarë personi duhet të ulet në karrigen në Ministrinë e Mbrojtjes, raporton Alsat.

Ajo thotë se është një sektor i ndjeshëm, në të cilin zbatohen jo vetëm rregullat e brendshme të përgjegjësisë, por edhe rregullat e përgjegjësisë së NATO-s.

Megjithatë, ajo nuk e bëri të ditur emrin e pasuesit të saj.

“Për kryeministrin e emëruar është e qartë se një kandidat i tillë, një ministër i tillë që jo vetëm do të duhet ta njohë zonën, dhe kjo është një fushë realisht më specifike, por që do të jetë gati praktikisht që nga dita e parë t’i realizojë detyrimet që kemi si anëtare e NATO-s, por edhe të cilat i kemi përballë qytetarëve tanë”, tha Radmilla Sheqerinska – Ministre e Mbrojtjes./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button