Tateshi ngritë alarmin për COVID-19 në vend

Tateshi ngritë alarmin: RMV në grupin e vendeve më të rrezikuara në Botë nga Covid 19

Maqedonia e Veriut është në grupin e vendeve më të rrezikuara në Botë nga pandemia me Covid 19, shkruan Alsat.

Kështu vlerëson Bekim Tateshi nga komisioni për shëndetësi në Aleancën për Shqiptarët. Ai thotë se vendi ndodhet në vendin e 5-të në Evropë dhe në vendin e 6-të në Botë me numrin më të lartë të të vdekurve nga virusi në një milion banorë.

Shkaqet për këtë sipas Tateshit janë keq menaxhimi i pandemisë, infrastruktura e vjetruar dhe politikat katastrofale kadrovike.

“Element pozitiv i vitit 2021 në shëndetësi janë punëtorët shëndetësor të cilët treguan angazhim profesional dhe sakrificë maksimale… ASH për vitin 2022 në fushën e shëndetësisë jep propoztim zgjidhje dhe atë monitorim i situatës epidemiologjike dhe evitim i futjes të shtetit në valën e pestë… duhet pasur kujdes në rritjen e fushatës për vaksinimin e popullatës duke angazhuar ekspertë të fushës, përfaqësues të shoqatave antivaksere dhe përfaqësues të bashkësive fetare dhe Formimin e qendrave postcovid ku në mënyrë multidisicplinare do të mjekoheshin pacientë me pasoja nga Covid 19”, tha Bekim Tateshi nga Aleanca për Shqiptarët./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button