Shëtitorja përgjatë Shkumbinit në Tetovë, po rrezikon jetën e qytetarëve

Shëtitorja përgjatë Shkumbinit në Tetovë, po rrezikon jetën e qytetarëve

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Shëtitorja përgjatë lumit Shkumbin në Tetovë, i mbetur përgjysmë sipas banorëve po rrezikon jetën e tyre. Mungesa e mburojave rreth lumit e bënë këtë zonë të pasigurt për shëtitje. Përbërja aktuale e komunës së Tetovës, për situatën fajëson përbërjen e kaluar.

“Ashtu si shumica e projekteve që fillojnë në qytetin e Tetovës dhe mbeten në gjysmë, fatin e njëjtë e pati edhe projekti i shëtitores përgjatë lumit “Shkumbin”. Mungesa e mburojave për rreth lumit, ka bërë që prindër me fëmijë të mos mund ti shijojnë bukuritë e këtij lumi dhe kësaj shëtitoreje, shkaku i rrezikut që fëmijët të përfundojnë në lumë”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar.

Banorët ankohen se ndjehen në rrezik ku kalojnë nga shëtitorja.

 “Patjetër kjo duhet të sigurohet sepse këtu luajnë fëmijët, këtë e kemi edhe rrugë edhe park andaj patjetër duhet rregulluar.  Edhe njerëz mos të kalojnë kjo patjetër duhet rrethuar komplet se na duhet mbrojtje, kalojnë fëmijë kalojmë neve. Kam frikë dhe unë vetë të kaloj sepse më merren mendtë”.

 “Duhet edhe mbrojtëse patjetër duhet, përpara ka qenë ja duket më lartë muri por tash s`ka. Fëmijë janë dalin, nuk dinë ata, por edhe prindërit duhet të kenë kujdes kur të dalin ta mbrojnë pak se mirë ka filluar me këto rrugët se përpara më problem ka qenë”.

 “Duhen normal dihet që më mirë do ishte, më sigurt më rehat.  Gjatë kohë është kështu dhe si duket gjatë do rri kështu e deri kur nuk dihet. Duhet gjithë të angazhohemi edhe ne edhe komuna edhe firmat që të bëhet mirë për gjithë”.

Nga komuna e Tetovës fajin për mungesën e mburojave rreth shëtitores e hedhin tek përbërja e kaluar, e cila përpiloi projektin. Ndërsa premtojnë se, së shpejti do të fillojë vendosja e tyre.

 “Projekti është bërë nga udhëheqja e kaluar dhe e kanë lënë shëtitoren e lumit pa rrethoja, por programi për vitin 2023 për rregullimin e tokës ndërtimore nga komuna e Tetovës, ka caktuar një buxhet prej dy milion denarësh për vendosjen e rrethojave apo mbrojtëseve përgjatë shëtitores deri tek ura e gurit.  Më e rëndësishme është edhe ajo që po presim për të fituar edhe projektin nga biroja për zhvillim rajonal ku kemi aplikuar me një projekt në vlerë prej 17 milion denarëve që do na mundësojë rrethimin me mburoja të lumit përgjatë gjithë vijës së tij”, u shpreh Albi Qamili, zëdhënës i komunës së Tetovës.

Shëtitorja e Lumit Shkumbin po premtohet me dekada të tëra, por realizimi i saj i cili filloi para rreth tre vitesh, u la në gjysmë. /Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button