Shikoni në qiell: Drakonidët po kalojnë edhe sot

Këtë fundjavë, në qiellin mbi ne u shfaqën Drakonidët, të cilët janë ndër meteorët më të ngadaltë me një shpejtësi prej 20 km/s. Ata do të jenë të dukshëm sot.

Drakonidet janë aktivë çdo vit në të njëjtën kohë nga 6 deri më 10 tetor, me kulmin e aktivitetit që pritet në natën e 9 tetorit. Ata janë emëruar sipas yjësisë Dragoit nga e cila kanë origjinën dhe përfaqësojnë gjurmët e pluhurit të lëna nga kometa 21P/Giacobini–Zinner.

Edhe pse “dushet” e tyre më të rënda janë vërejtur gjatë viteve 1933 dhe 1946 – kur në qiell u vëzhguan mijëra meteorë, sot në kulmin e tyre është e mundur të shihen vetëm rreth 10 meteorë në një orë. Dhe këtë vit ato pritet të jenë të dukshme nga SHBA, Kanada, Evropa dhe Azia Veriore.

Ekspertët sugjerojnë se, ndryshe nga reshjet e tjera të meteorëve, Draconidët shihen më mirë herët në mbrëmje. Megjithatë, duke qenë se këtë vit kulmi i tyre do të ndodhë gjatë hënës së plotë, dukshmëria e tyre do të reduktohet. Prandaj, vendet më të mira për të vëzhguar këtë fenomen janë zonat jashtë qendrës së qytetit me ndotje të reduktuar të ajrit.

LEXO EDHE:

Back to top button