Portieri legjendar Iker Casillas ka deklaruar në Twitter se është homoseksual, gjë që shkaktoi reagime të shumta në publik. Menjëherë pas kësaj, ai e fshiu postimin e përmendur dhe shpjegoi se profili i tij ishte hakuar.
“Shpresoj se do të më respektoni. Unë jam homoseksual”, ka shkruar shkurt Casillas, pas së cilës e ka fshirë me shpejtësi postimin.
Më pas ai foli edhe një herë dhe këtë herë tregoi se profili i tij ishte hakuar, ndaj u kërkoi falje miqve të tij dhe komunitetit LGBT.
“Profili im është hakuar. Për fat të mirë, gjithçka është ashtu siç duhet. I kërkoj falje të gjithë miqve të mi dhe sigurisht, një tjetër falje komunitetit LGBT”, ka shkruar Casillas.
Cuenta hackeada. Por suerte todo en orden. Disculpas a todos mis followers. Y por supuesto, más disculpas a la comunidad LGTB. 🙏
— Iker Casillas (@IkerCasillas) October 9, 2022
Në karrierën e tij ai fitoi tre herë Champions League, pesë herë ishte kampion i Spanjës, ndërsa me kombëtaren fitoi një kampionat botëror dhe dy evropian. Ai mbrojti për Real Madridin për 16 vjet dhe ka mbi 500 paraqitje. Ai e përfundoi karrierën e tij me Porton në gusht 2020 pasi pësoi një atak në zemër.
Ai ishte i martuar me gazetaren Sara Carbonero me të cilën ka dy fëmijë. Ata u divorcuan në vitin 2021 dhe mediat spanjolle raportojnë se ai tani është në një lidhje të re me María José Camacho.








