Shilegov dhe Nuredini vizitojnë deponinë mes Shuto Orizarës dhe Vizbegut, pritet të “nis” sërish pastrimi

Sot pritet të nisin aktivitetet për pastrimin e deponinësë në Vizbeg të Shkupit.

Me atë rast, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, kryetari i Komunës së Shkupit Petre Shilegov dhe kryetari i Komunës së Butelit Velimir Smilevski, si ai i komunës së Shuto Orizarit, Kurto Dudush do të vizitojnë deponinë e Vizbegut.

Pastrimi i kësaj deponie është premtuar vazhdimisht nga autoritetet, por që me vite nuk është realizuar.

Nga Komuna e Shuto Orizarës në pronën e së cilës është krijuar deponia e egër për Alsat patën deklaruar se vazhdimisht punojnë në këtë hapësirë dhe se do të pastrojnë këtë deponi, nga Komuna e Shutkës fajësonin Ndërmarrjen Publike “Higjienike Komunale” e cila kishte shfrytëzuar këtë hapësirë si stacion ngarkimi, ndërsa nga Higjiena Komunale deklaronin  se ata e kanë mirëmbajtur këtë hapësirë në kohën që e kanë shfrytëzuar si stacion mbingarkimi.

“Sot ka nisur të bëhet pastrimi në këtë pjesë të Komunës Shuto Orizarë, respektivisht në deponinë e krijuar. Për momentin janë duke punuar disa eskavatorë ndërkohë që kamionët po bartin mbeturina drejt deponisë Drislla”, deklaroi Kurto Dudush (27.02.2019).

Banorët dhe kompanitë që veprojnë në këtë zonë vazhdimisht ankohen për erën e padurueshme. Kjo deponi shpesh herë digjet dhe shkakton dëme ekologjike shtesë.

LEXO EDHE:

Back to top button