Shilegov “për” ligj të ri për mbrojtjen e Vodnos

Shtohen kërkesat e ambientalistëve që Vodno të mbrohet me Ligj të ri, në vend të vendimit për shpalljen e zonës së mbrojtur të kategorisë së pestë. Këtë e mbështeti sot edhe kreu i Shkupit Petre Shilegov i cili tha se që nga fillimi ka qenë që për Vodnon të ketë ligj të ri të posaçëm.  Në debatin publik për Vodnon, përfaqësuesi i Qytetit të Shkupit mbrojti qëndrimin që mali të mbrohet me vendim, dhe jo me ligj.

- Advertisment -

“Unë në asnjë variant nuk kam ndërmend ta zhvendos vijën e ndërtimit në Vodno. Unë madje thashë se unaza jugore që është paraparë me vite të tëra në Planin e Përgjithshëm Urbanistik që nënkupton shkatërrimin e Vodnos, me PPU-në e ardhshme do e fshijmë”, tha Petre Shilegov, kryetar i Shkupit.

Nga Ministria e mjedisit tash për tash janë të rezervuar. Ata thonë se do të shqyrtohen të gjitha mendimet, komentet dhe vërejtjet e dhëna në debatin publik për Vodnon.

Ministria e Mjedisit:

“Procesi i konsultimit të qytetarëve është ende i hapur dhe sipas afateve ligjore do të zgjasë deri më 13 shkurt. Të gjitha komentet dhe vërejtjet lidhur me Projekt-vendimin për Vodnon do të shqyrtohen nga aspekti i kompetencës së Ministrisë së ambientit dhe Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me ekipin e ekspertëve që ka përgatur Studimin për vlerësimin e zonës së mbrojtur park-pylli Vodno”

Ministria do të përgatitë raport nga debati publik të cilin do ta publikjë dhe dorëzojë në Qeveri. Profesorët universitarë dhe OJQ-të kërkojnë për Vodnon të miratohet ligj i veçantë, me të cilin mali Vodno do mund ta mbrojë qytetin nga përmbytjet.

 

Igor Stefanovski

 

LEXO EDHE:

Back to top button