Kontabilistët kërkojnë tërheqjen e Ligjit

Kontabilistët kërkojnë që propozim ligji për kryerjen e veprimtarisë së kontabilitetit të tërhiqet menjëherë nga procedura parlamentare. Oda e Kontabilistëve kërkoi takim me Ministrin e Financave Fatmir Besimin për t’i treguar për dobësitë e propozim ligjit. Në propozim-ligj, kontabilistët shohin diskriminim dhe rrezikim të profesionit. Nuk pajtohen me atë që në vend kontabilitetin ta kryejnë qytetarë të huaj, respektivisht nga Komuniteti Ekonomik Evropian.

“BE-ja nuk kërkon harmonizim të tillë, që do të thotë se me këtë manipulim në zgjidhjen ligjore vetëm bëhet ndërhyrje në tregun e ofruesve të shërbimeve të kontabilitetit nga jashtë dhe diskriminon dhe rrezikon kontabilistët në vend që nuk mund ta ushtrojnë të njëjtën të drejtë ndërkombëtarisht”, tha Aleksandra Andreeva nga Oda e Kontabilistëve.

Kontabilistët edhe një herë kërkuan nga Qeveria që të zgjasë afatin e fundit për dorëzimin e llogarisë përfundimtare për kompanitë. Ata thonë se ky është problem i vjetër për ta dhe çdo vit kanë vështirësi për të arritur në kohë, veçanërisht tani në kohë pandemike kur disa nga kontabilistët kanë qenë të izoluar, si dhe përfaqësues të kompanive.

“Kërkojmë shtyrje për dorëzimin e llogarisë vjetore deri më 30.04 në formë të shkruar dhe deri në 15.05 në formë elektronike. Kjo është në përputhje me praktikat evropiane sepse në Union afatet janë shumë më të gjata se ato që i kemi në Maqedoni”, pohoi Bllagoja Grozdanov – Oda e Kontabilistëve.

Janë rreth 10 mijë kontabilistë në vend. Disa herë deri më tani, ata kanë protestuar para Qeverisë për të shprehur revoltën e tyre për ato që ata i quajtën zgjidhje të këqija ligjore.

 

Ile Petreski

LEXO EDHE:

Back to top button