Shirat e dendur shkaktojnë përmbytje në Mekë

Shirat e dendur shkaktojnë përmbytje në Mekë

Ndërkaq, Emiri i Mekës njoftoi se reshjet e shiut kanë shkaktuar mbylljen e shumë rrugëve dhe disa tuneleve, veçanërisht në rrugën Al-Harameyn në Xhidde. Po ashtu autostrada Mekë-Xhidde është mbyllur si masë paraprake

Shirat e dendur në Mekë të Arabisë Saudite kanë shkaktuar përmbytje, transmeton Anadolu Agecy (AA).

Shumë automjete në Mekë janë dëmtuar nga përmbytjet.

Në Xhaminë e Shenjtë, ku ndodhet Qabeja, qindra muslimanë vazhdonin të bënin tavaf, pavarësisht shiut të madh.

Në njoftimin nga Kryesia e Përgjithshme e Çështjeve të Mesxhid al-Haramit thuhet se janë shtuar masat kundër efekteve negative që mund të ndodhin nga reshjet e dendura. Nga atje njoftuan se përveç angazhimit të mbi 200 inspektorëve, gjithashtu edhe 4.000 punëtorë janë angazhuar për largimin e ujit me më shumë se 500 pajisje për situatën në fjalë.

Ndërkaq, Emiri i Mekës njoftoi se reshjet e shiut kanë shkaktuar mbylljen e shumë rrugëve dhe disa tuneleve, veçanërisht në rrugën Al-Harameyn në Xhidde. Po ashtu autostrada Mekë-Xhidde është mbyllur si masë paraprake.

Në njoftimin nga Aeroporti i Mbretit Abdulaziz në Xhidde thuhet se disa fluturime u vonuan për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.

LEXO EDHE:

Back to top button