Shkarkimi i parë i trajnerit edhe në Bundesligë

Shkarkimi i parë në këtë sezon në Bundesligë, u regjistrua te skuadra ambicioze e Volsburgut. Pas disfatës 0-2, në terrenin vendas nga skuadra e Frajburgut, që ishte edhe ndeshja e tetë radhazi pa fitore, klubi gjerman ishte i detyruar që të bëj një hap të tillë dhe të prish kontratën me holandezin Mark van Bomel.

Trajneri 44 vjeçar, largohet nga pankina e skuadrës gjermane, pas krizës që ka kapluar klubin dhe katër disfatave radhazi në Bundesligë.

“Jam i befasuar dhe dëshpëruar nga vendimi, pasi që jam i bindur se së bashku do të arrinim që së bashku të rikthehemi në rrugën e suksesit,” tha mes tjerash Van Bomel, pasi që morri lajmin për prishjen e kontratës.

Tani për tani, Volsburgu ka konfirmuar se skuadra gjermane do të drejtohet nga ndihmës trajneri Mihael Froncek.

LEXO EDHE:

Back to top button