Shkarkohet Ismet Munishi nga posti i trajnerit të Prishtinës

Klubi i Futbollit “Prishtina” e ka shkarkuar nga detyra e trajnerit, Ismet Munishin. Skuadrën pritet ta drejtoj Debatik Curri, deri në një vendim të ri.

 

Kumtesa e plotë e FC Prishtinës në rrjetet sociale:

 

 

“Faleminderit Ismet Munishi!

Bordi i FC Prishtinës ka vendosur që ta ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Ismet Munishi.

Një vendim i tillë ka ardhur për shkak të mos arritjes së rezultateve të dëshiruara në ndeshjet e fundit.

FC Prishtina e falëndëron përzemërsisht Munishin për punën e bërë në skuadër.

Skuadrën aktualisht do ta drejtojë trajneri Debatik Curri dhe ndihmësit e tjerë deri në një vendim të ri”

LEXO EDHE:

Back to top button