Shkarrkohet anësori që nuk sinjalizoi golin e pastër të Portugalisë

Në momentin që nuk referohet gol i pastër i Kristiano Ronaldos, atëherë mund të ndodh një gjë e keqe. Këtë në lëkurën e vet e ka ndjerë Mario Diks, referi anësor në sfidën në mes Serbisë dhe Portugalisë, që nuk reagoi në golin e pastër të kampioni evropian në Beograd. Mirëpo edhe pse Diks pranoi gabimin dhe kërkoi falje publike, në fund u përjashtua nga bashkëpunëtori i tij, Dani Makeli, i cili ishte arbitër kryesor në këtë përballje.

 

 

 

“Gjatë kohë jemi duke punuar së bashku, andaj ndarja me Diks-in është një vendim i rëndë për mua. Më shumë se kjo nuk mund të them,” tha mes tjerash Makeli.

Diks nuk fshehu se ishte I dëshpëruar, mirëpo beson se nuk ketë përkrahjen e të tjerëve dhe se do ët vazhdojë me karrierën e ti si arbitër. Ndryshe Makeli dhe Diks kanë ndarë drejtësinë në finalen e Ligës Evropa, ndërsa këtë vit ishin në gjysmëfinales të Botërorit të klubeve.

LEXO EDHE:

Back to top button