Penalti e çuditshme në Divizionin e dytë në Suedi (VIDEO)

Një çmenduri e vërtetë ka ndodhur në Ligën e dytë të Sueidisë. Në përballjes mes Sundsvallit dhe Helsinborgut, vendasit kanë fituar të drejtën e një 11-metërshi, por që ishte shumë i çuditshëm.

 

 

 

 

Sulmuesi i vendasve ka një pengim të vogël në fillim të aksionit jashtë zonës, por arbitri lejon avantazhin pasi lojtari është i vetëm me portierin. Sulmuesi i Sundsvall e humb rastin, por arbitri ndal lojën dhe akordon penallti.

Lojtarët miq janë të çuditur dhe afrohen te gjyqtari për të protestuar, por kryesori i ndeshjes e kishte vendosur dhe e konfirmoi 11-metërshin, që vendasit e kthyen në gol. Vërtet e çuditshme. /Telesport.al/

LEXO EDHE:

Back to top button