Ylli dhe Peja, në finale të Ligës Unike

Në Durrës u zhvilluan dy takimet e gjysmëfinale të Ligës Unike në basketboll për meshkuj, edicioni i parë i këtij turneu që zhvillohet mes Shqipërisë dhe Kosovës. Skuadrat kosovare të “Golden Eagle Ylli” dhe “Pejë”-s kanë siguruar kualifikimin për në finale, një derbi kosovar që do të luhet në Shqipëri.

 

 

 

Skuadra e “Ylli”-t mposhti 86-74 durrsakët e “Goga Basket”, një ndeshje me rivalitet dhe që u vendos në periudhën e katërt në favor të ekipit kosovar.

Ndërsa në gjysmëfinalen tjetër, “Peja” mposhti në sekondat e fundit “Rahoveci”-n me rezultatin 73-71. Më 14 prill do të luhet ndeshja për vendet 3-4 mes ekipeve humbëse dhe ajo e finales.

LEXO EDHE:

Back to top button