Shkëlqen në Katar, mbrojtësi holandez shumëfishon vlerën e tij

Pasi spikati me performancën e tij, në Kampionatin e fundit Evropian, skuadra e PSV Aindhovenit arriti një akord me ekipin e Interit, për mbrojtësin Denzel Dumfries, me vlerën 12.5 milionë euro plus bonuse.

Pas një viti dhe shumë performanca mbresëlënëse, Dumfries duket sikur i ka shpërblerë presidentit Zhang besim që pati tek ai, pasi tani anësori hollandez tani vlen plotë 60 milionë euro.

Një vlerësim i tillë gëzon pamasë drejtuesit e Interit, të cilët e konsiderojë Dumfries si një pikë kyçe në mes të lojtarëve titullarë, por edhe si një mundësi shumë të mirë përfitimi monetar.

Gjigandët e Premier Ligës, Çellsi dhe Man. Junajted e kanë monitoruar lojtarin e “tulipanëve”, por nuk kanë tentuar asnjë mundësi negociate me klubin “zikaltër” apo vetë lojtarin.

LEXO EDHE:

Back to top button