Xherdan Shaqiri nuk hesht, flet edhe për Kristiano Ronaldon

Zvicra po përgatiten për një përballje të çerekfinales në Kupën e Botës 2022, me rivalë të mbushur me yje siç është ajo e Portugalisë. Në prag të kësaj përballje, ka komentuar edhe anësori zviceran, Xherdan Shaqiri. Ai pranon se do të ishte marrëzi të injoronte pesë herë fituesin e Topitë të Artë. Sipas tij Ronaldo është një nga më të mirët, dhe mund të shënojë gol në çdo sekondë, çdo minutë.

“Nuk mund ta shlyeni Kristianon, ai është një nga lojtarët më të mirë në botë së bashku me Mesin. Ky djalë mund të shënojë çdo sekondë, çdo minutë, ai ka përvojë dhe të gjithë e dinë se sa i rëndësishëm është për Portugalinë dhe për ekipin e tij”, ishin fjalët e tij sipas ‘Goal’.

Zvicerani gjithashtu foli edhe për lojtarët e tjerë, që sipas tij edhe ata mund të bëjnë diferencën.

“Duhet të njohim edhe lojtarët e tjerë sepse nuk është vetëm Ronaldo, ata kanë lojtarë shumë të mirë, lojtarë të rinj që mund të bëjnë një ndryshim të madh dhe ne kemi nevojë për të dhënë një paraqitje vërtet shumë të mirë, sepse është nokaut dhe gjithçka mund të ndodhë në 95-100 minutat dhe ne po e presim me padurim”.

Zvicra do të përballet me Portugalinë, të marten në orën 20:00.

LEXO EDHE:

Back to top button