Shkëlqen Ronaldo, Juventusi “thyen” Krotonen

Skuadra e Juventusit shënoi fitore me rezultat 3-0 ndaj Krotones, në një përballaj ku shkëlqeu Kristiano Ronaldo me dygolësh. Portugezi pas harkimit të Sandros shënoi me kokë për të zhbllokuar shifrat dhe pas rishikimit të VAR, goli doli të jetë në pozitë të rregullt (38′). Ronaldo doli prapë në skenë në fundin e pjesës së parë duke shënuar sërish me kokë, vetëm se këtë herë asistues ishte Ramsey (45+1).

 

Në pjesën e dytë, fitoren e Juventusit, e vulosi Veston MekKeni me një goditje të fuqishme pas topit të kthyer (66′). Juventus me këtë fitore ngritët në pozitën e tretë me 45 pikë, ndërsa Krotone renditët në fundin e tabelës me 12 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button