Dëme të mëdha në Texas, Meghan Markle dhe Princ Harry surprizuan ‘Strehën e Grave’

Stuhitë e dimrit shkaktuan dëmë te mëdha në Texas. Mësohet se Princi Harry dhe Meghan Markle po japin ndihmën e  tyre për këtë ngjarje.

Ditën e djeshme, ata kanë ndihmuar nëpërmjet donacioneve për restaurimin e  qendrës “Strehimi dhe Ndihma e Grave Genesis në Dallas që pësoi dëme të konsiderueshme nga stuhia e dimrit, pasi janë nxjerrë jashtë funksionit objektet e strehimit të tyre të përkohshëm. Ata kanë ndarë falenderimiet e tyre për Dukën dhe Dukeshën e Sussex-it.

“Sot lajmi për dëmet tona arriti te Princi Harry dhe Meghan, Duka dhe Dukesha e Sussex. Përmes organizatës jofitimprurëse, ata po na mbështesin duke zëvendësuar çatinë në objektin tonë të strehimit kalimtar dhe duke na ndihmuar të plotësojmë nevojat tona të menjëhershme. “FALEMINDERIT, FONDACIONIT ARCHEWELL!”, u shkruajt në llogarinë zyrtare në Twitter të qendrës që synon t’u japë grave dhe fëmijëve në situata abuzive një rrugë drejt një jete të pavarur dhe të sigurt.

“Sot, ne u njoftuam se përmes veprimeve të organizatës jofitimprurëse të Dukës dhe Dukeshës së Sussex, Fondacioni Archewell, Princi Harry dhe Meghan do të bëjnë një donacion për të na ndihmuar të rikthehemi në këmbë,” tha Jan Langbein, CEO i Genesis Women’s.

Përmes fondacionit të tyre jofitimprurës, donacioni i Sussexes, do të ndihmojë në zëvendësimin e një çatie të dëmtuar dhe në riparimet në qendrën e përkohshme të strehimit.

LEXO EDHE:

Back to top button