Shkencëtarët besojnë se kjo është zemra më e vjetër e zbuluar ndonjëherë

Shkencëtarët besojnë se kanë zbuluar se çfarë mund të jetë zemra më e vjetër ndonjëherë, që daton 380 milionë vjet më parë. Organi muskulor vjen nga një peshk me nofulla të fosilizuar që notoi në ujë gjatë periudhës Devonian, midis 419 dhe 359 milion vjet më parë.

Krahas zemrës ‘të ruajtur bukur’, studiuesit gjetën gjithashtu një stomak, zorrë dhe mëlçi të veçantë të fosilizuar.

Sipas shkencëtarëve, gjetjet, të publikuara në revistën Science, sugjerojnë se organet vijnë nga trupi i një peshku nga familja e artrodireve – një grup i zhdukur peshqish të blinduar që kanë anatomie të ngjashme me një peshkaqen modern.

PA

Shpresa është se zbulimi mund të hedhë dritë mbi mënyrën se si krijesat, duke përfshirë njerëzit, evoluan. Studiuesja kryesore, Profesor Kate Trinajstic, nga Universiteti Curtin në Australi, e përshkroi gjetjen e tyre si “të jashtëzakonshme” pasi është shumë e rrallë të gjesh inde të buta të specieve antike të ruajtura kaq mirë.

Prof Trinajstic tha: “Si një paleontolog që ka studiuar fosilet për më shumë se 20 vjet, unë u mahnita vërtet kur gjeta një zemër 3D dhe të ruajtur bukur në një paraardhës 380 milionë vjeçar.

Evolucioni shpesh mendohet si një seri hapash të vegjël, por këto fosile të lashta sugjerojnë se ka pasur një kërcim më të madh midis vertebrorëve pa nofulla dhe atyre me nofulla.

“Këta peshq fjalë për fjalë kanë zemrat e tyre në gojë dhe nën gushë – njësoj si peshkaqenët sot”.

LEXO EDHE:

Back to top button