Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë
Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Astronomët kanë gjetur erëra në një botë të largët që fryjnë me një shpejtësi fenomenale 33,000 km/h –erërat më të shpejta të matura ndonjëherë në një planet.
Bota e largët, një gjigant gazi i quajtur WASP-127b që u zbulua në vitin 2016, rrotullohet rreth një ylli 520 vite dritë nga Toka, shkruan Yahoo News.
Ekzoplaneti gjithashtu ka të ngjarë të jetë i lidhur me yllin e tij në të njëjtën mënyrë si Hëna është me Tokën.
Një ekip i udhëhequr nga Lisa Nortmann nga Universiteti gjerman i Gottingen-it përdori një spektrograf në teleskopin në Kili për të vëzhguar WASP-127b teksa kalonte përpara yllit të tij.
Duke analizuar dritën e filtruar, studiuesit identifikuan praninë e monoksidit të karbonit dhe avullit të ujit në atmosferën e sipërme të planetit.