Shkëndija në Strumicë për të konfirmuar titullin vjeshtor

Pesë përballjet e tjera të  javës së 17,  do të zhvillohen gjatë ditës së diel. Lideri aktual, Shkëndija, do të jetë në transfertë dhe në Strumicë do të takohet me Akademia Pandevin. Derbi tjetër i Shkupit, do të zhvillohet në stadiumin “Todor Proeski”, ku Vardari do të përballet me Makedonija Gjorçe Petrovin.

Ndëkohë Pelisteri dhe Boreci, do të jenë nikoqir përball skuadrave të Sileksit dhe Bellasicës. Mjaft nxitje pritet në Strugë, ku skuadra vendase përballet me Rabotniçkin, në një përsëritje të duelit të Kupës së Maqedonisë. Ditë më parë Renova dhe FC Shkupi u ndalën në barazim pa gola. Të gjithë ndeshjet nisin në orën 13.00.

LIGA E PARË – JAVA 17

Renova 0–0 FC SHkupi

Akad. Pandev-Shkëndija

Vardari – Makedonija Gj.P.

Boreci – Sileksi

Pelisteri – Bellasica

Struga Trim Lum – Rabotniçki

LEXO EDHE:

Back to top button