Zaev: Do të arrijmë zgjidhje edhe me Bullgarinë

Arritëm Marrëveshjen e Ohrit, arritëm Marrëveshjen e Prespës, shpresoj dhe jam i bindur se do të gjejmë zgjidhje edhe me Bullgarinë. Kështu u shpreh kryeministri Zoran Zaev i pyetur për marrëdhëniet Maqedoni-Bullgari, dhe pengesat e mundshme në rrugën drejtë Bashkimit Evropian.

“Periudhën e kaluar, gjatë përvojës time si kryeministër nuk kemi përgatitur asnjëherë plan B sepse kjo nënkupton se heqim dorë nga plani A. Jemi një rajon i vogël, jemi të lidhur ngushtë mes vete, shpresoj se do të arrijmë marrëveshje që ajo histori e kaluar të na bashkoj dhe assesi të na largoj. Nuk guxojmë që të mos jemi të përgatitur, duhet të bëjmë çmos që të arrijmë një zgjidhje. Shpresojmë se edhe kryeministri bullgar, Borisov do të ndihmoj në integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Nuk dua të flas për plan B, nuk dua që të vij ajo kohë. Do t’ia dalim. Arritëm marrëveshjen e Ohrit, Marrëveshjen e Prespës, besojmë se do ta tejkalojmë edhe këtë”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

LEXO EDHE:

Back to top button