Policia kap mbi 100 kg hashash, arrestohen tre persona

Policia ka parandaluar transportin ndërkombëtar të drogës narkotike-hashish, respektivisht rreth 100 kilogramë. Aksioni është zhvilluar gjatë ditës së djeshme.

Gjegjësisht, rreth orës 12:20 në afërsi të varrezave në Ohër, policia ka ndaluar furgon të tipit “Citroen” me targa të Shkupit, që po drejtohej nga Ç.B. (53), shtetas i Republikës së Turqisë. Gjatë kontrollit janë gjetur në bagazhin e makinës janë gjetur tre kuti të kartonit dhe një çantë plastike, ku ishin vendosur 114 paketime me hashish.

Ç.B. është arrestuar dhe kundër tij pritet të parashtrohet padi konkrete.

Pas hetimeve të policisë, është zbuluar se Ç.B. para dy jave me aeroplan ka ardhur nga Stambolli në Prishtinë, pastaj në Maqedoninë e veriut ka kontaktuar disa persona për të organizuar transportin e narkotikëve.

Policia në lidhje me aksionin ka arrestuar edhe dy persona në rrethinën e Shkupit.

 

LEXO EDHE:

Back to top button