Shkëndija pëson disfatën e parë nga Xhio Strumica

Volejbollistët e skuadrës Xhio Strumica fituan derbin e javës së katërt në kampionatin vendor. Bëhet fjalë për ndeshjen e shtyer, për shkak të paraqitjes së skuadrës Xhio Strumica në Kupën Çelinxh dhe qëndrimit në Qipron për përballjen me skuadrën e Omonias.

Skuadra nga Strumica arriti deri te fitorja e katërt në këtë sezon, kësaj radhe me 3-0 në sete ndaj Shkëndijës, e cila deri në këtë javë, kishte 3 fitore.

Setin e parë e fituan vendasit me rezultat 25-17, ndërsa në të dytin skuadra tetovare nuk shkoi me shuëm se 11 pikë. Mirëpo ishte storje tjetër në setin e tretë, në të ciën skuadra tetovare rrezistoi fortë , por në fund duhej të pajtohet me humbjen e setit me rezultat 25-23 dhe humbjen e takimit.

LEXO EDHE:

Back to top button