Elita Rudi ndan një fotografi nga vera kur ende nuk e kishte konfirmuar shtatzaninë

Elita Rudi dhe Gjiko gjatë muajit shtator zbuluan se do të bëhen prindër për herë të dytë dhe se Zëri do të bëhet vëlla i një motre. Dyshja e njohur publikuan një video në rrjete sociale, përmes së cilës dhanë lajmin e bukur dhe zbuluan gjininë e fëmijës njëkohësisht.

Shtatzënia e dytë e Elitës erdhi e papritur për publikun, sepse vetëm 1 vit më parë ata u bënë prindër me djalin. Në fakt është e vërtetë se ky fëmijë i dytë nuk ka qenë i planifikuar për çiftin, por mjaft i dëshiruar.

Megjithatë, shtatzënia e moderatores u zbulua që në verë. Fillimisht ishte një foto e saj me Zërin në krahë që tregonte qartë barkun e rrumbullakosur.

Asokohe Elita e mbante të fshehtë këtë fakt, por sot ka publikuar një foto nga ajo periudhë.

Moderatorja bukuroshe ka ndarë një foto në Instagram, gjatë pushimeve të saj në bregdetin shqiptar kur ishte edhe në fillim të shtatzënisë dhe barku i saj ende nuk ishte rrumbullakosur.

“Menojsha se mu ka fry shumë barku!”– ka shkruar ajo me nota humori.

 

View this post on Instagram

 

Menojsha qe mu ka fry shume barku 🤣 #vera2020

A post shared by Elita Rudi Gjikolli (@elita.rudi) on

LEXO EDHE:

Back to top button