Shkëndija pran angazhimit të sulmuesit të Maqedonisë

Skuadra e Shkëndijës ka vendosur si objektiv angazhimin e një sulmuesi kualitativ dhe duket se pranë firmës gjendet Vllatko Stojanovski.

Sulmuesi 25 vjeçar pas disa viteve karierë ndërkombëtare në Francë dhe Kroaci, mund të kthehet në vendlindje dhe Shkëndija del favorite për angazhimin e tij.

Ish-futbollisti i Metalurgut dhe Renovës një kohë ishte i rregullt edhe në përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut me të cilën ishte edhe në Kampionatin Europian “Euro 2020”, ndërsa beson se te Shkëndija mund të kthehet në formën e mëparshme, kur siguroi transferim në Francë dhe vend në përfaqësuese./Sportmania.al/

 

LEXO EDHE:

Back to top button