Shkëndija sfidon Makedonija Gj.P., FC Shkupi në pritje

Liga e Parë Futbollistike e Maqedonisë do të vazhdojë në mesjavë me sfidat e javës së 14-të. Derbi i kësaj jave do të zhvillohet në Tetovë, ku skuadra e Shkëndijës do të përballet me Makedonija Gjorçe Petrovin, që aktualisht mban pozitën e dytë në renditjen tabelare.

Ndërkohë FC SHkupi, që aktualisht në vendin e tretë, në stadiumin “Boris Trajkovski” do të përballet me Bellasicën dhe do të përcjell ngjarjet futbollistike në Tetovë, të cilat mund t’I sjellin ngritje në renditjen tabelare.

Në përballjet e tjera, Rabotniçki në Shkup do të sfidojë Pelisterin, ndërsa Sileksi do të kërkojë të vazhdojë serinë pozitive ndaj Vardarit në Kratovë. Në Strumicë, Akademia Pandev përballet me Renovën, ndërsa Boreci në Veles takohem me Struga Trim Lum. Të gjitha ndeshjet nisin në orën 13.00.

 

LIGA E PARË – Java 14

Shkëndija – Makedonija GJ.P.

FC Shkupi – Bellasica

Rabotniçki – Pelisterin

Sileksi – Vardari

Akad. Pandev – Renova

Boreci – Struga Trim Lum

LEXO EDHE:

Back to top button