Shkollë në mes të shkretëtirës

Shkollë në mes të shkretëtirës

Një shkollë ekologjike me gurë ranorë, është hapur në qytetin indian Jaisalmer, njohur ndryshe si “Qyteti i artë”. Temperaturat ekstreme, që ndonjëherë shkojnë mbi 50 gradë celsius, kanë ndikuar në arkitekturën e vendit, e cila i përshtatet kushteve atmosferike, por veçanërisht të nxehtit të shkretëtirës. Në mënyrë të tillë është ndërtuar edhe shkolla e vajzave, “Rajkumari Ratnavati”. Projektimi i një hapësire të rehatshme mësimi në zemër të shkretëtirës është shumë sfiduese. Megjithatë, arkitektja nga Nju-Jorku, Diana Kellogg, donte që ndërtesa të gërshetonte arkitekturën tradicionale me një dizajn modern. Projekti synon të fuqizojë, nëpërmjet arsimimit, gratë dhe vajzat e një rajoni ku shkalla e analfabetizmit është më e larta në Indi. Shkolla u financua nga CITTA, një organizatë jofitimprurëse amerikane që ofron mbështetje ekonomike dhe arsimore për gratë në zonat e largëta dhe të margjinalizuara.

LEXO EDHE:

Back to top button