Shkup, 221 sanksione për shkelje në trafik

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (07.12.2020) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 221 gjoba, mes të cilave 28 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 20 për makina të paregjistruara, 9 për kalim në ngjyrë të kuqe të semaforit, 17 gjoba për përdorim të celularit gjatë vozitjes, 10 për mosmbajtje të rripit të sigurimit. Nga MPB-ja njoftojnë se gjatë ditës së djeshme gjithashtu kanë shqiptuar edhe 45 gjoba për parkim të parregullt, 32 makina janë marrë nga “Karrotreci” ndërsa janë shqiptuar edhe 21 gjoba ër mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

Nga Ministria për Punë të Brendshme njoftojnë se kontrollet e shtuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë deri tek të gjithë vozitësit që t’i respektojnë rregullat e me këtë njëherit kontribuojnë për siguri më të madhe në komunikacion.

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button