Shkup-Bllacë / BDI: Lavdërohen me projektin tonë
Pas paralajmërimeve të pushtetit për nisjen e punimeve gjatë verës për autostradën e re Shkup -Bllacë reagoi BDI-ja opozitare. Integristët thonë se pushteti sot lavdërohet me projektin e tyre. “Qeveria e Bashkimit Demokratik për Integrim e ka ideuar, disejnuar, projektuar dhe buxhetuar autostradën Shkup – Bllacë. Qeveria e BDI gjithashtu e kreu projektimin me kompaninë amerikane Hill për vazhdimin e kësaj autostradë prej 10.8 kilometra deri te qarkorja e Shkupi dhe siguroi financimin e saj nga Banka Europiane per zhvillim dhe rindërtim”, thuhet në reagimin e BDI-së. Nga atje thonë se Korridori 8, korrirori 10-D, autostrada Shkup Bllacë, rruga e Arbërit, qarkorja e Tetovës, one stop shop në kufi me Kosovën dhe Shqipërinë, mbajnë vulën e BDI./Alsat.mk.








