Shkup, djali e vret babanë me thikë, viktima ishte i dehur dhe e rrahu bashkëshorten

Një vrasje si pasojë e dhunës familjare ka ndodhur mbrëmë në lagjen Gazi Babë të Shkupit. Sipas informacioneve të policisë, 31 vjeçari Besart Xhemail e ka goditur me thikë të atin e tij 52 vjeçar, Edema Llukmani pasi ky i fundit nën gjendje të alkoolizuar e ka rrahur bashkëshorten e tij Hikmete Xhemaili. Policia ka arritur ta arreston në kohë të dyshuarin, ndërsa viktima e dhunës është dorëzuar për kurim në Klinikën e Qytetit.


“Rreth orë 22:35 në shtëpinë e E.L i cili ishte në gjendje të alkoolizuar e ka sulmuar bashkëshorten e tij 54 vjeçare (e ëma e B.XH). I dyshuari e ka goditur disa herë me thikë të atin e tij. Pas aktit, B.XH është arrestuar”, thonë nga MPB-ja.

Burime brenda grupit të hetimit bëjnë të ditur se tashmë i ndjeri ka pasur edhe paraprakisht denoncime për dhunë në familje, ndërsa gjendja psiqike e të dyshuarit ishte prej kohësh e rënduar sa në disa raste kishte detyruar familjarët dhe personat e tjerë të afërt të ndërmarrin veprime sipas dëshirës së tij, pasi pretendonte së është profet. Edema Llukmani ishte në procedurë për të ndryshuar identitetin e tij, përkatësisht para ca kohe kishte lëshuar kërkesë për ta ndryshuar emrin. Në kërkesën deri te e cila ka arritur Alsat shkruan se Edema Llukmani ka kërkuar të ndryshon emrin në Avni. Trupi i tij pa jetë i është dorëzuar autopsisë, ndërsa për momentin dorasi mbetet në mbajtje deri në dokumentimin e rastit.

Alsat

LEXO EDHE:

Back to top button