Shkup: Nënë dhe fëmijë hidhen nga pallati, ekipet konstatojnë vdekjen – dëshmitarët flasin për zënka

Shkup: Nënë dhe fëmijë hidhen nga pallati, ekipet konstatojnë vdekjen – dëshmitarët flasin për zënka

Gazetar: Angell Dimovski

“Ky është vendi ku ndodhi tragjedia e madhe që tronditi Shkupin. Nga kati i gjashtë u hodh një nënë me fëmijën e saj gjashtëvjeçar, të cilët humbën jetën në vendngjarja.”

Tragjedia ndodhi në rrugën “Prashka”, në lagjen Taftalixhe të Karposhit. Anëtarët e familjes prapa kamerave thonë se ata kishin një fëmijë gjashtëvjeçar, i cili shkonte në shkollë dhe ishte nxënës i klasës së parë. Sipas tyre kohët e fundit kishte pasur edhe zënka mes bashkëshortëve.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme e konfirmuan ngjarjen.

“Rreth orës 14:15 në SPB Shkup është raportuar se në zonën e Karposhit nga ballkoni i një ndërtese janë hedhur një person femër dhe një fëmijë i mitur, të cilët kanë ndërruar jetë”.

  • Nga ballkoni i një ndërtese janë hedhur një grua dhe një fëmijë i mitur, të cilët kanë ndërruar jetë. Identiteti i viktimave për momentin nuk dihet. Policia punon në zbardhjet e rastit.

LEXO EDHE:

Back to top button