Protesta për rastin “Monstra”, kërkohet dorëheqja e Fatime Fetait

Familjarët e të akuzuarve për rastin “Monstra”, si dhe qytetarë të tjerë, përfshirë dhe përfaqësues të opozitës shqiptare kanë protestuar para prokurorisë publike kundër kërkesën se prokurores së lëndës për shpalljen fajtor të të akuzuarve dhe dënimin e disa prej tyre me të burg të përjetshëm. Protestuesit marshuan parku i Çairit deri tek Prokuroria ku para masën së tubuar Bedri Ajdari, familjar i të akuzuarve dhe një nga organizatorët e protestës kërkoi dorëheqjen e prokurores Fatime Fetai duke theksuar se të akuzuarit janë të pafajshëm.

Kërkojmë të shkarkohet prokurorja Fatime Fetai e cila ka realizuar urdhrin e qarqeve politike dhe dorës së zezë që operon nën hije nëpër institucione institucionet relevante në RMV. Ajo u deshtë që gjetjen e  provave eventuale dhe hetimin ta bëjë me të dhëna të argumentuara e jo me asociacione.  Kërkojmë nga këshilli gjyqësor i rastit që mos të merre fare parasysh kërkesën e prokurorisë, kërkesë edhe ashtu e jashtë ligjshme, sepse përcakton masat e burgimit ajo”, tha Bedri Ajdari, familjar i të akuzuarve.

Për zbardhjen e drejtë të rasteve të montuara politike Ajdari edhe ndihmën e Bashkësisë Ndërkombëtare që ky rast por edhe raste tjera sic tha të montuara politike të trajtohen nga drejtësia e pavarur.

Protesta kaloi e qetë por në fund një grup protestuesit tentuar të thyejnë kordonin policor ndërsa hodhën drejtë organeve të rendit gurë dhe mjete piroteknike.

Vrasja e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës ndodhi në prill të vitit 2012 dhe për këtë vepër disa nga gjashtë të akuzuarit ishin dënuar me burgim të përjetshëm e disa me dënim maksimal’. Rasti “Monstra” është kthyer në rigjykim në fund të vitit 2017 ndërsa i ka paraprirë afera e përgjimeve në vitin 2015 nga ish lideri i atëhershëm i opozitës maqedonase, Zoran Zaev i cili kishte deklaruar se ka dëshmi se të akuzuarit për këtë rast mund të jenë të pafajshëm. Por, tani Zaev ka deklaruar se asnjëherë nuk ka thënë se persona të tjerë e kanë kryer aktin, apo se këta janë të pafajshëm dhe se për këtë rast fjalën e fundit e kanë organet e drejtësisë.

Mefail Ismaili

LEXO EDHE:

Back to top button