Shkup, sanksionohen 164 shoferë

Në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 164 masa, nga të cilat 35 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 11 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 16 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, njofton MPB.

Janë vendosur 43 masa për kundërvajtje nga motoçiklistë, dy masa për përdorim celular, dy sanksione për kundërvajtje të këmbësorëve, 21 për parkim të paligjshëm.

“Kontrollet e aksionit të intensifikuar vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE:

Back to top button